"Arrestohet Gjesti, çfarë po ndodh me këngëtarin dhe për çfarë e akuzojnë?

Showbiz

"Arrestohet Gjesti, çfarë po ndodh me këngëtarin dhe

Këngëtari i njohur Gjesti është arrestuar këtë të mërkurë në Prishtinë, nën dyshimet për armëmbajtje pa leje.

Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën Rruga Mehmet Isahi, ku efektivët kanë ndaluar dhe arrestuar reperin pas dyshimeve për posedim të armës pa leje.

Pas ndalimit, i dyshuari është intervistuar nga autoritetet dhe, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit të Kosovës, është dërguar në paraburgim për 48 orë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rastin janë në vijim./Shqip

 

ME TE LEXUARAT