“Do kishte kushtuar shumë ...”/ Andi Shehi zbulon shifrën marramendëse të dasmës

Ish-konkurrenti i Për'puthen, Andi Shehi, ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Live From Tirana”, ku foli për jetën personale, njohjen me partneren, lindjen e djalit dhe dasmën që organizoi pak ditë më parë.
Gjatë intervistës me Ronaldo Sharka, ai u ndal te ceremonia e martesës dhe zbuloi edhe koston e saj.
Fillimisht, Andi hezitoi të tregonte shumën e shpenzuar, por më pas pranoi se dasma i ka kushtuar rreth 40 mijë euro.
“Me thënë të drejtën, një pjesë e kemi pasur me marketing, por cash janë paguar diku te 40 mijë euro”, u shpreh ai.
Moderatori e pyeti gjithashtu nëse të ftuarit kishin kontribuar financiarisht gjatë dasmës.
“Njerëzit hodhën lekë?”, e pyeti Ronaldo.
“Jo aq sa kemi shpenzuar”, u përgjigj Andi mes të qeshurash, duke lënë të kuptohet se shpenzimet kanë qenë të konsiderueshme.
Deklarata e Andi Shehi ka tërhequr vëmendjen në rrjet, sidomos për shumën e lartë të investuar për ceremoninë e tij martesore.


