Diell dhe shi, temperaturat arrijnë deri në 26 gradë Celsius. Ja si do të jetë moti në fundjavë

Aktualitet

Diell dhe shi, temperaturat arrijnë deri në 26 gradë Celsius. Ja

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditëve në vijim.

Elvi Jahaj, sinoptikan i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në një lidhje live për edicionin e lajmeve në Top Channel tha se moti do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta të shoqëruara me reshje shiu, ndërsa në disa zona priten edhe rrebeshe e shtrëngata.

Gjatë fundjavës, moti mbetet i paqëndrueshëm. Të shtunën parashikohen alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa pjesa e parë e ditës do të shoqërohet me reshje shiu. Ndërkohë, të dielën moti pritet të jetë më i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Edhe fillimi i javës së ardhshme do të sjellë intervale me diell, por nuk do të mungojnë vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat gjatë fundjavës do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius, ndërsa javën e ardhshme pritet të ngjiten deri në 29-30 gradë.

Ndërkohë, era do të fryjë me intensitet, duke arritur shpejtësi deri në 22 metra për sekondë.

ME TE LEXUARAT