Egli Tako flet hapur për BBVA 5, dhe zbulon pse u gëzua për fitoren e Selinit: Kam parë çudira…

Showbiz

Egli Tako flet hapur për BBVA 5, dhe zbulon pse u gëzua për

Ish-finalistja e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, ka komentuar së fundmi edicionin e pestë të spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, duke ndarë mendimet e saj për produksionin, kastin dhe fituesen e këtij sezoni, Selin Bollati.

Në një intervistë televizive, Egli tregoi se e ka ndjekur BBVA 5 aq sa i kanë lejuar angazhimet, duke theksuar se është pothuajse e pamundur t’i shpëtosh fenomenit të Big Brother-it, sidomos me viralitetin që krijon në rrjetet sociale.

“E kam parë me aq sa kam pasur mundësi, sepse edhe 24/7 është e pamundur, madje edhe për dikë që nuk ka angazhime”, -u shpreh ajo.

Egli vlerësoi maksimalisht produksionin e këtij sezoni, duke thënë se publiku ka parë situata dhe dinamika që nuk ishin parë më parë në mediat shqiptare.

“Produksioni këtë vit ka qenë i jashtëzakonshëm. Kemi parë ca çudira këtë vit që nuk i kishim parë ndonjëherë dhe kjo bëri diferencën”, -deklaroi ajo.

Megjithatë, ish-banorja shtoi se sipas saj, kasti mund të kishte qenë edhe më i fortë, sidomos duke marrë parasysh nivelin e lartë të produksionit. Në fund, Egli Tako pranoi se është ndier shumë e lumtur për triumfin e Selin Bollatit, duke treguar hapur mbështetjen e saj për fituesen e këtij edicioni.

ME TE LEXUARAT