Françeska Rustem flet për raportin e Mateos dhe Brikenës pas thashethemeve për ndarje: “Atmosfera është shumë…”

E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ka qenë moderatorja dhe modelja e njohur Françeska Rustem.
Ajo ka folur pa dorashka për eksperiencën e saj në televizion, duke ndarë detaje si nga roli i anëtares së jurisë në “She’s on Top”, ashtu edhe nga moderimi i emisioneve “Top Arena” dhe “Procesi Sportiv” në Top Channel.
Teksa po diskutonin për nisjen e Botërorit dhe emisionin “Top Arena”, Jonida e pyeti Françeskën për raportin mes Mateos dhe Brikenës, pas zërave që kanë qarkulluar së fundmi për një ndarje të mundshme të çiftit. Moderatorja u përgjigj shkurt, duke theksuar se atmosfera në punë mbetet mjaft profesionale.
Atmosfera është shumë profesionale. Rëndësi ka që është kjo atmosfera dhe jemi të gjithë për të njëjtin qëllim.
Me dashamirësinë për të punuar dhe për të nxjerrë një program të bukur. Unë të paktën jam me shumë stres sepse të kesh rolin e moderatores paçka se peshën më të madhe e mban Manushi prapë se prapë…


