Gjesti i princit William ndaj aktorit ndez debat në rrjet, çfarë ndodhi?

Showbiz

Gjesti i princit William ndaj aktorit ndez debat në rrjet,

Gjesti në Windsor Castle ka shkaktuar debat të fortë në rrjetet sociale, pasi Prince William u pa duke u ulur në gjunjë për të folur në nivelin e aktorit Warwick Davis.

Princi i Uellsit i dorëzoi Davis titullin Officer of the Order of the British Empire (OBE), duke e nderuar për kontributin e tij në art dhe në bamirësi, veçanërisht për themelimin e organizatës Little People UK që mbështet personat me nanizëm dhe familjet e tyre.

Megjithatë, gjesti i tij që synonte të krijonte kontakt të drejtpërdrejtë dhe respektues, u interpretua ndryshe nga publiku. Disa e vlerësuan si një veprim të ndjeshëm dhe të kujdesshëm, ndërsa të tjerë ngritën pikëpyetje nëse ishte mënyra e duhur për të trajtuar dallimet fizike.

Debati u intensifikua pasi aktivistja për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Milly Pickles, publikoi një sondazh në rrjetet sociale, ku rezultatet treguan një ndarje të qartë mes mendimeve të personave me dhe pa aftësi të kufizuara.

ME TE LEXUARAT