“Groshë pa limit”, nis ndarja e buxhetit, Moza me laps dhe letër nuk ndal batutat

Mëngjesi i kësaj të shtune i gjeti fermerët në një ambient tërësisht të ri. Me një jetesë të përbashkët, tashmë jeta e tyre do të jetë një sfidë.
Ndarja e buxhetit ka sjellë mes tyre edhe diskutimet e para.
Nga Agai, fermerëve iu bë e ditur që groshë dhe fruta do të kenë pa limit, për shkak të zgjedhjes së shportës që Khuba bëri mbrëmjen e djeshme gjatë prime. Për ushqimet e tjera, ata duhet të binin dakord në konsensus.
Teksa secili po jepte mendimin e vet, nuk munguan as batutat nga poetja Mimoza Ahmeti.
“Koran me pika nga Pogradeci, pulë fshati që ka fluturuar, a doni pllaqi dhe peta byreku. Ekonomiste, a porosite kungull të kuq”, tha ndër të tjera Moza, teksa mbante shënim në një letër.
Atmosfera është e mbushur me energji dhe bashkëpunim, duke treguar se menaxhimi i buxhetit është një sfidë që kërkon mirëkuptim dhe strategji të përbashkët.


