"Kam ndenja për të..."/ Xheneta flet për Gjestin, tregon nëse do ta presë pas daljes nga BBVIP4!
Xheneta Fetahu ka shkaktuar një valë diskutimesh në rrjetet sociale për shkak të lidhjes së saj me Gjestin. Ata kishin një marrëdhënie gjatë kohës që të dy ishin pjesë e spektaklit, ndërkohë që Gjesti, pas daljes nga ai format, vazhdoi aventurën në “Big Brother VIP Albania”.
E pyetur nëse mund të rikthehet sërish me Gjestin pasi ai të dalë nga “Big Brother VIP 4”, Xheneta u përgjigj:
"Unë vazhdoj të them njësoj, që nuk e di se cilin Gjest të besoj. Atë që më thotë ‘femra më e ulët’, atë që thotë ‘nuk dua ta ul as ta shkel, kam ndjenja për të"
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po nëse vjen një Gjest tjetër pas përfundimit të lojës së tij në “Big Brother VIP”?
"Nuk i besoj as atij. Nuk di se cilit t’i besoj. Të them të drejtën unë ndonjëherë ndihem mirë kur ai flet realisht mirë dhe më vlerëson sado pak për ato momentet e mira, sepse nuk është se kemi pasur vetëm momente të këqija, por ndonjëherë ndihem keq kur ai flet", shtoi Xheneta.