Këngëtari Blero Muharremi baba për herë të dytë! Pas dasmës madhështore, çifti në pritje të një djali

Showbiz

Këngëtari Blero Muharremi baba për herë të dytë!

Këngëtari i njohur nga Mitrovica, Blero Muharremi, vetëm pak kohë më parë kurorëzoi martesën e tij të tretë dhe shumë shpejt është mësuar se partnerja e tij është në pritje të ëmbël.

Lajmi është bërë i ditur nga burime të emisionit “Prive”, të cilat kanë zbuluar se ai dhe bashkëshortja e tij, Eronita Karavidaj, janë në pritje të një fëmije.

Sipas të njëjtave burime, çifti pritet të bëhen prindër të një djali, duke shtuar kështu një kapitull të ri në jetën familjare të artistit.

Kjo vjen vetëm pak muaj pasi Blero kurorëzoi dashurinë me Eronitën, duke nisur një etapë të re pas dy martesave të mëparshme me Afrona Dika dhe aktoren Teuta Krasniqi.

Për momentin, vetë këngëtari nuk ka reaguar publikisht lidhur me lajmin, por nëse konfirmohet, familja e tij pritet të zgjerohet shumë shpejt me ardhjen në jetë të një djali.

Blero Muharremi ka zgjedhur ta festojë dashurinë pa u justifikuar, edhe kur rrjetet vendosin të bëjnë “gjyqin” e tyre. Pas dasmës së tij me Eronitën, e mbajtur mbrëmjen e 12 janarit me shumë të ftuar dhe atmosferë feste, këngëtari u përball me një lumë komentesh në rrjete sociale.

Mes urimeve për çiftin, pati edhe batuta tallëse, kryesisht sepse kjo është martesa e tij e tretë. Disa ndjekës e ironizuan me fraza të tipit “uroj të jetë torta e fundit”, “si nuk përton me gjithë këto martesa”, apo “s’paska punë tjetër veç të martohet e ndahet”.

Por Blero zgjodhi një përgjigje të shkurtër, me humor dhe me një mesazh që e mbyll temën pa dramë. Në një postim ku shfaqet duke kërcyer mes dasmorëve, ai shkroi: “A ju duket sikur më… gëzuar për dashurinë!”

ME TE LEXUARAT