“Kisha nevojë për liri”, Khuba flet pas largimit të papritur nga Ferma VIP: Mezi e pres të dalë Vanesa

Showbiz

“Kisha nevojë për liri”, Khuba flet pas largimit të

Këngëtari Khuba ka sqaruar arsyet e largimit të tij të papritur nga Ferma VIP 3, gjatë një interviste në Ferma Club.

Ai u shpreh se pas disa ditësh në fermë u ndje i ngushtuar dhe kishte nevojë për liri, duke theksuar se është mësuar të jetojë vetëm dhe e vlerëson kohën me veten. Megjithatë, Khuba tha se nuk është penduar për eksperiencën dhe se ka mësuar shumë.

“Është e rëndësishme për mua të jem vetëm… e vlerësoj më shumë të kaloj kohë me veten. E kisha bërë prap si eksperiencë. Kam mësuar shumë. Kam njohur shumë njerëz. Nuk jam bërë pishman, por kur e shoh, dua të jem aty.”, u shpreh këngëtari.

Sa i përket marrëdhënies me Vanesa, ai theksoi: “Lidhja me Vanesën ishte artistike… Vanesën mezi e pres të dal, sepse dua të xhiroj këngën që e dua shumë.”

ME TE LEXUARAT