Përflitet si e dashura e El Mencho’s, reagon publikisht modelja e OnlyFans

Showbiz

Përflitet si e dashura e El Mencho’s, reagon publikisht modelja e

Një valë spekulimesh ka pushtuar rrjetet sociale lidhur me të dashurën e supozuar të Nemesio Oseguera Cervantes, më i njohur si “El Mencho”, lider i Cartel Jalisco Nueva Generacion (CJNG), i cili u vra kohët e fundit gjatë një operacioni të madh policor në Meksikë.

Postimet virale e lidhin këtë episod me influenceren dhe modelen meksikane Maria Julissa, por ajo ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje.

Sipas mediave ndërkombët disa foto dhe video të manipuluara u shpërndanë masivisht, duke pretenduar se Maria Julissa ishte e fundit që ishte parë me liderin e kartelit, para vdekjes së tij.

Shumë prej këtyre imazheve mund të jenë krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI).

Modelja reagoi në rrjetet sociale duke i cilësuar thashethemet si “plotësisht të rreme”. Ajo bëri thirrje që ndjekësit të raportojnë faqet dhe postimet që shpërndajnë histori të sajuara, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë lidhje me liderin e kartelit:

“Po qarkullon një informacion se gjoja kam publikuar histori për atë që ndodhi në Meksikë. Dua ta sqaroj se të gjitha këto janë PLOTËSISHT TË RREME! Jam një person që nuk më pëlqejnë problemet dhe dua të shijoj jetën në qetësi. Ju lutem, raportojini postimet e tilla!” –shkroi ajo në Instagram.

Kush është Maria Julissa

Maria Julissa është një influencere dhe modele meksikane nga Sonora, aktive kryesisht në Instagram dhe OnlyFans, ku publikon përmbajtje të lidhur me modën, stilin e jetesës dhe udhëtimet. Përpara këtij episodi viral, emri i saj nuk ishte përmendur në asnjë burim zyrtar që lidhej me krimin e organizuar./ORA

ME TE LEXUARAT