Po pret Albën apo Dolcen? Limi flet hapur pas daljes nga ‘BBVK’

Showbiz

Po pret Albën apo Dolcen? Limi flet hapur pas daljes nga ‘BBVK’

Lim Hoti ka reaguar për herë të parë publikisht vetëm pak ditë pas largimit të papritur nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, duke i dhënë fund çdo dileme që kishte mbajtur publikun në pritje.

Rrugëtimi i tij në reality show u shënua nga një trekëndësh i ndërlikuar emocionesh, ku në qendër ishin ish-partnerja Alba dhe banorja tjetër Dolce.

Megjithatë, deklarata e parë e Limit jashtë shtëpisë ka qenë e prerë dhe pa ekuivoke: nuk ka vend për ribashkim me asnjërën prej tyre.

Në një intervistë telefonike për Andale Media, Limi ka zgjedhur të flasë hapur, duke ofruar një këndvështrim ndryshe nga ai që u krijua gjatë transmetimit të spektaklit.

I pyetur për raportin me Albën, ai surprizoi me deklaratën e tij, duke e cilësuar atë si një figurë të dëmtuar nga dinamika mediatike.

“Mënyra si e shoh unë Albën është thjesht një viktimë e televizioneve. Më vjen keq që po e them,” u shpreh ai.

Përballë aludimeve se mund të kishte një sqarim apo një takim jashtë shtëpisë me njërën nga vajzat, Limi i ka mbyllur të gjitha dyert me një fjali të vetme, duke konfirmuar se jeta e tij private jashtë është tashmë e stabilizuar.

“Nuk po e pres asnjërën, me thënë të drejtën, sepse jam i zënë. Nuk po mendoj fare për këta persona,” deklaroi ai.

 

 

ME TE LEXUARAT