Puthja me vlonjatin që shkaktoi polemika Xheneta del në mbrojtje të Loredanës: E padrejtë kur njerëzit tentojnë të...
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Loredana Brati ka marrë një puthje surprizë nga David Dano duke shkaktuar zhurmë
David Dano njihet për hyrjen e papritur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës më 29 shtator për të kërkuar dëmshpërblimin e banesës.
Xheneta Fetahu ka dalë në mbrojtje të Loredanës pas disa komenteve negative ndaj veprimeve të saj, ndërsa përmes instastory-t ajo thekson se Brati është mjaft pozitive, e thjeshtë dhe pa asnjë qëllim negativ.
Xheneta Fetahu thekson se Loredana “gjithmonë ka treguar respekt për fansat e saj” dhe se është zhgënjyese kur dikush përpiqet të marrë vëmendje duke keqinterpretuar një moment respekti si diçka tjetër.
“Mos harroni, energjia e mirë s’ka nevojë për zhurmë.”-shkruan Xheneta.