“Shihemi së shpejti”: Celine Dion kthehet në koncert pas një pushimi dyvjeçar (VIDEO)

Celine Dion ka njoftuar rikthimin e saj të madh në koncerte, dy vjet pas paraqitjes së saj të paharrueshme në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit.
“Gjatë viteve të fundit, me çdo ditë që kalon, kam ndjerë lutjet tuaja, mbështetjen tuaj, mirësinë tuaj dhe dashurinë tuaj. Më keni ndihmuar në mënyra që nuk mund t’i përshkruaj dhe ndihem vërtet e bekuar nga mbështetja juaj”, tha ylli në një mesazh video.
“Këtë vit do të marr dhuratën më të mirë të ditëlindjes në jetën time. Do të kem mundësinë të jem përsëri me ju dhe të këndoj për ju në Paris, duke filluar nga shtatori.
Ndihem mirë, ndihem e fortë dhe jam e emocionuar, ndoshta pak nervoze, por mbi të gjitha mirënjohëse ndaj të gjithëve ju. Ju dua dhe do t’ju shoh së shpejti”, shtoi ajo.
Céline Dion do të performojë gjithsej 10 koncerte në La Défense Arena në Paris, duke filluar të shtunën, 12 shtator dhe duke përfunduar të mërkurën, 14 tetor. Biletat do të dalin në shitje më 7 prill.
Duhet theksuar se kjo do të jetë seria e saj e parë e performancave live që kur njoftoi në vitin 2022 se ishte diagnostikuar me sindromën e personit të ngurtë./Lajmi i Fundit


