Skims sërish në qendër të polemikave, produkti i ri ndan rrjetin!

Showbiz

Skims sërish në qendër të polemikave, produkti i ri ndan

Skims është një nga markat që po ia del gjithnjë e më shumë të jetë në qendër të zhurmës në rrjet dhe produkti më i fundit nuk përbën përjashtim. Kompania e themeluar nga Kim Kardashian sapo ka lançuar tanga të quajtura “The Ultimate Bush” me qime të rreme që “tapeti” juaj të jetë në çfarëdo ngjyre.

Produkti, i cili shitet për 32 dollarë, është shitur i gjithi e madje ka edhe një listë pritjeje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SKIMS (@skims)

Duket se Kim ia ka dalë sërish të jetë në qendër të vëmendjes, të paktën në vijën e parë të frontit të provokimit.

Zanafilla e një krjimi të tillë është më e vjetër në fakt. Një artikull i dikurshëm i The Guardian shpjegonte se “merkin” është fjala e saktë për “paruken pubike”. Fjala rrjedh nga “malkin”, e cila u shfaq për herë të parë në vitin 1450. Në shek. XV, disa punonjëse seksi e vendosnin për të mbuluar pjesën e epiluar apo të fshihnin simptomat e infeksioneve të shkaktuara nga aktiviteti seksual, në një periudhë kur qimet në zonën pubike konsideroheshin shenjë pjellorie ose shëndeti.

Diskutimi tashmë është ndezur. Në komente, njerëzit ironizojnë faktin që një pjesë e mirë kanë zgjedhur lazerin për t’i eliminuar qimet përgjithmonë dhe tani mund të blejnë këto tanga. Të tjerë e konsiderojnë “të shpifur”, “humbje parash”, “mungesë shijeje”…por ndërkohë nuk ka më stok.

ME TE LEXUARAT