"U bëra burrë 23 vjeç kur babi ndërroi jetë"/ Tiri Gjoci hap zemrën, rrëfen luftën me depresionin!
Tiri Gjoci ka rrëfyer së fundmi jetën e tij, nga lufta me depresionin deri tek humbja e babait.
"Kam lindur në Kavajë. Jam rritur aty. Kam vazhduar liceun artistik në Durrës dhe vitin e fundit e mbylla në Tiranë. Tentova të futesha në akademinë e arteve, por nuk u futa sepse mendova të kthehesha në Kavajë. Ka qenë një periudhë e vështirë se u ktheva për të ndjekur ëndrrën me bandën, për dy muaj banda u shkri. Ka qenë periudhë e vështirë. U njoha me ankthin e depresinin 19 vjeç.
Ka qenë një nga dy periudhat më të errëta të jetës time, kaloi nuk zgjati as një vit. Ia dola të largohesha nga ajo situatë. Vazhdova në universitetin e arteve. Vitin e dytë më mbushet mendja të shkoj në “The Voice of Albania”. Ka qenë moment i pashpjegueshëm, nuk doja por vëllai e miqtë e mi këmbëngulnin. 2016 fitova, 2017 babi u diagnostikua me tumor në mëlçi.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
2013 ndodhi bashkëpunimi me Dr Florin nuk isha gati në atë periudhë, më dha goxha dorë. Pas “The Voice of Albania” pata goxha mundësira që nuk i shfrytëzova për shkak të mungesës së eksperiencës. U bëra burrë 23 vjeç kur babi ndërroi jetë", tha Tiri në TAR.