VIDEO / Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton shihen së bashku në Tokio…

Thashethemet që lidhin Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton kanë marrë vrull të ri, pasi të dy u panë (përsëri) së bashku, këtë herë në Tokio.
Në një video të shpërndarë në rrjetin social X , biznesmenia e qeshur shihet duke ecur përkrah pilotit të Formula 1 nëpër rrugët e Tokios.
Lewis Hamilton and kim kardashian spot walking in Tokyo Lewis was happy and he waved for the fan ???? pic.twitter.com/ejLfunpHm6
— LH44(A) (@LH44Fanpage8) March 22, 2026
Kjo nuk është hera e parë që të dy janë parë së bashku; në muajt e fundit ka pasur disa paraqitje publike, gjë që ka intensifikuar kuriozitetin dhe spekulimet publike.
Kohët e fundit, Lewis Hamilton la një koment në një fotografi të Kardashian që shumë e interpretuan si konfirmim të romancës.
Pavarësisht paraqitjeve të përsëritura publike, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton heshtin për natyrën e marrëdhënies së tyre.


