32 mln njerëz të diagnostikuar me HIV/ OBSH ngre alarmin: Rriten infeksionet seksualisht të transmetueshme

Soft

32 mln njerëz të diagnostikuar me HIV/ OBSH ngre alarmin: Rriten

32 milionë persona që jetojnë me HIV në botë po marrin trajtim, por 9 milionë të tjerë ende nuk kanë akses në terapinë që u shpëton jetën.

Ndërkohë, hepatitet virale vazhdojnë të shkaktojnë rreth 1.3 milionë vdekje në vit, ndërsa rastet e infeksioneve seksualisht të transmetueshme po rriten në disa vende. Kjo është panorama që paraqet raporti më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas OBSH-së, këto sfida po vënë në rrezik arritjen e objektivit global për eliminimin e HIV-it, hepatiteve virale dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme deri në vitin 2030. Organizata paralajmëron se ulja e financimeve, pabarazitë në aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore dhe emergjencat humanitare po ngadalësojnë përparimin.

Raporti tregon se që nga viti 2010 infeksionet e reja me HIV kanë rënë me 42%, ndërsa vdekjet e lidhura me AIDS-in janë ulur me 57%. Gjithashtu, që nga viti 2015 infeksionet me hepatit B kanë rënë me 32% dhe vdekjet nga hepatiti C me 12%.

Megjithatë, OBSH thekson se progresi mbetet i pamjaftueshëm dhe u bën thirrje vendeve të forcojnë kujdesin shëndetësor parësor, të zgjerojnë testimin dhe trajtimin, si dhe të investojnë në shërbime të integruara për të arritur objektivat deri në vitin 2030.

ME TE LEXUARAT