Çfarë ndodhi në Las Vegas në 2023? Eksperti i IT-së: Krijesa të gjata që dolën nga anija e UFO...

Soft

Çfarë ndodhi në Las Vegas në 2023? Eksperti i IT-së:

Në një intervistë për emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Ardit Gavani ka folur më shumë mbi dosjet e UFO-ve të bëra publike nga Pentagoni.

Eksperti i IT-së kujtoi rastin e veçantë të ndodhur në vitin 2023 në Las Vegas, që sipas tij, nuk është i manipuluar nga qeveria.

“Është një rast që ka dalë dhe nga policia dhe nga njerëzit, kanë raportuar për një objekt të ndritshëm që ka rënë në lagjet e Las Vegasit. Ka disa filmime të rënies së objektit, gjenden dhe në YouTube. Ka pasur një telefonatë të një familje drejt policisë, që thonë se është ulur një anije në oborrin e tyre dhe ‘ka krijesa shumë të gjata që dalin nga anija, me sy shumë të mëdhenj, që po na shikojnë’. Kanë dalë dhe videot e policisë nga kamerat e trupit, ku një nga policët thotë ‘kam frikë të shkoj sepse sapo e pashë objektin që ra nga qielli.’ Këto janë video të pamanipuluara.

Ka dhe video që janë pak të errëta, sepse janë filmuar me telefona të thjeshtë, që shikohen disa si sy të mëdhenj që puliten pas një traktori, sepse ishte një zonë fshati. Kur policia ka shkuar nuk ka gjetur asgjë, sepse familja pastaj raporton që objekti u zhduk. Ky është rast që ti e shikon dhe lufton shumë për të qenë skeptik. Dhe është shumë e vështirë për të qenë skeptik”, tha eksperti i IT-së.

ME TE LEXUARAT