Vijon protesta në rrugët e kryeqytetit/ Protestuesit thirrje të rinjve të ngrihen nga kafja: Bashkohuni me ne

Marshimi i protestuesve vijon ende në rrugët e Tiranës. Një numër i madh qytetarësh po vijojnë të përshkojnë akset kryesore me thirrje të forta drejtuar pushtetit.
Përgjatë lëvizjes së turmës nëpër kryeqytet, zëri i protestuesve është ngritur edhe më shumë.
Brohoritjet “Shqipëria kërkon revolucion!” si dhe “Rama jep dorëheqjen!” po dëgjohen në çdo segment ku po kalon marshimi, duke artikuluar kërkesën e tyre për ndryshim sa më tw menjëhershëm politik.
Gjatë marshimit ata i kanë bërë thirrje qytetarëve të tjerë që të ngrihen nga kafja dhe ti bashkohen protestës. “Çohuni nga kafja”, “Bashkohuni me ne”, “poshtë patronazhistët”, ishin disa nga thirrjet e tyre.


