“Vezët i kemi gati”/ Paralajmërimi i prerë i aktivistit: Në shtator mos u nisni për në Parlament

Politikë

“Vezët i kemi gati”/ Paralajmërimi i prerë i

Gjatë protestës në ditën e 72-të të saj, aktivisti I njohur Edison Lika ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave në shtator, teksa tha se numri i qytetarëve që do të marrin pjesë pritet të jetë edhe më i lartë

Lika than ë fjalën e tij se edhe qeveria është e vetëdijshme për rritjen e mundshme të pjesëmarrjes dhe se kjo është arsyeja se përse pushteti është i frikësuar.

“A e dini sa shumë do jemi në shtator?! Ta dini se më mirë se ne e di pushteti, prandaj është frikësuar. Ju themi që ne, prej ditës së fundit të parlamentit dhe deri më sot i kemi vezët gati. E ta dinë  ata që në shtator as mos të nisen në parlament, sepse ai parlament në shtator do të jetë parlamenti i popullit”, u shpreh midis të tjerash aktivisti Lika.

 

ME TE LEXUARAT