Ishulli i Karaibeve bëhet strehë dashurie dhe mbrojtjeje për speciet e rrezikuara të iguanës

Soft

Ishulli i Karaibeve bëhet strehë dashurie dhe mbrojtjeje për

Ishulli i Karaibeve Prickly Pear East është bërë një strehë e sigurt dashurie dhe mbrojtjeje për një specie të rrallë iguane që ishte në prag të zhdukjes.

Për vite me radhë, ishulli i vogël dhe privat i Prickly Pear East ishte një rrip i qetë toke në Karaibe. Sot, megjithatë, ai është shtëpia e një prej popullatave më të rrezikuara të iguanës së Antileve të Vogla (Iguana delicatassima), një specie kritikisht e rrezikuar.

Deri rreth dhjetë vjet më parë, specia ishte zhdukur plotësisht nga ishulli, kështu që shkencëtarët nga Anguilla aty pranë vendosën të vepronin menjëherë, fillimisht duke zhvendosur dhjetë iguana në një vend të lirë nga grabitqarët dhe ndërhyrja njerëzore. Lëvizja rezultoi vendimtare: popullata u rrit me shpejtësi dhe sot tejkalon 300 iguana.

Sipas Associated Press, kërcënimi më i madh për specien mbetet iguana e gjelbër, një specie e importuar që konkurron me iguanën vendase, duke ndryshuar identitetin e saj gjenetik. Për këtë arsye, në vitin 2015, u nis një operacion i mundimshëm që përfshinte të gjithë palët e interesuara për të gjetur dhe transportuar ekzemplarët e fundit të pastër në një mjedis të sigurt.

Pas testimit gjenetik dhe monitorimit të vazhdueshëm, iguanat u përshtatën dhe filluan të folezojnë dhe të riprodhohen. Më pas, shtimi i iguanave femra nga Dominica rriti diversitetin gjenetik të popullatës.

Sot, Prickly Pear East është një nga vendet e pakta në botë ku specia po rimëkëmbet. Ajo mbetet e pabanuar, e arritshme vetëm për vizitorët me anije dhe përfaqëson një shembull të gjallë të asaj që mund të ndodhë kur natyra gjen hapësirën dhe kohën që i nevojitet.

ME TE LEXUARAT