Miqësi apo interes? Sinjalet e qarta që tregojnë se keni pranë një mik të rremë

Në marrëdhëniet shoqërore, jo çdo miqësi është e sinqertë.
Ka raste kur njerëzit që i konsiderojmë të afërt, në fakt nuk janë aty kur kemi më shumë nevojë.
Një nga shenjat më të zakonshme është mungesa e mbështetjes në momentet e vështira.
Një mik i rrejshëm shpesh largohet kur përballeni me probleme, ndërsa shfaqet vetëm kur gjithçka shkon mirë. Edhe sjellja e paqëndrueshme është një tjetër tregues: kur ju keni nevojë për qetësi dhe mirëkuptim, ai ose ajo sillet ndryshe dhe nuk respekton gjendjen tuaj.
Po ashtu, mungesa e respektit ndaj kohës dhe angazhimeve tuaja mund të jetë një sinjal i qartë.
Mesazhet e vazhdueshme në momente të papërshtatshme dhe reagimi negativ kur i vendosni kufij tregojnë mungesë mirëkuptimi.
Një mik i rrejshëm shpesh përgojon, krijon tensione me të tjerët dhe përpiqet t’ju izolojë, duke ju bërë të shihni negativisht njerëzit përreth. Në disa raste, ai fokusohet vetëm te dobësitë tuaja dhe rrallë vlerëson anët pozitive.
Miqësia e vërtetë bazohet në respekt, mbështetje dhe mirëkuptim. Kur këto mungojnë, është e rëndësishme të reflektoni mbi raportin dhe të vendosni kufij për të mbrojtur veten.


