Shqiptari bëhet VIRAL, dyshon tek fotot nga Hëna, NASA i përgjigjet publikisht!

Një bashkëbisedim i pazakontë në rrjetet sociale është bërë viral në orët e fundit, ku në qendër të vëmendjes është një i ri nga Kosova dhe vetë NASA. Gjithçka nisi pas publikimit të disa pamjeve mbresëlënëse nga misioni Artemis II, ku shfaqej ana e pasme e Hënës me Tokën në sfond. Megjithatë, jo të gjithë përdoruesit u bindën për autenticitetin e këtyre imazheve.
Mes shumë komenteve, u veçua ai i Nexhi Krasniqi, i cili ngriti dyshime për mungesën e yjeve në foto, duke sugjeruar se ato mund të ishin krijuar nga inteligjenca artificiale.

Ky koment mori një përgjigje të drejtpërdrejtë nga NASA, e cila sqaroi arsyen shkencore pas këtij fenomeni. Sipas agjencisë, yjet nuk duken në këto imazhe sepse janë shumë më të zbehtë krahasuar me ndriçimin e fortë të Hënës, e cila reflekton shumë më tepër dritë. Për më tepër, kamerat kanë kufizime në kapjen e kontrastit mes elementeve shumë të ndritshme dhe atyre shumë të errëta.