Truri ynë nuk 'piqet' kur mbushim 18 vjeç! Ja cila është mosha e pjekurisë dhe mund të quhemi plotësisht të rritur

Shumë njerëz mendojnë se bëhen të rritur në moshën 18 vjeç, kur ligjërisht konsiderohen adultë. Por studimet e fundit tregojnë se pjekuria mendore dhe emocionale mund të vijë shumë më vonë.
Sipas kërkimeve mbi zhvillimin e trurit, procesi i maturimit nuk përfundon në të njëzetat e hershme, por vazhdon deri në fillim të të tridhjetave.
Korteksi prefrontal, pjesa e trurit që kontrollon vendimmarrjen dhe vetëkontrollin, arrin stabilitet të plotë rreth moshës 32 vjeç.
Psikologët thonë se të qenit i rritur nuk lidhet vetëm me moshën biologjike, por edhe me përvojat e jetës. Sot njerëzit shpesh përfundojnë shkollën, fillojnë punën, martohen ose krijojnë familje më vonë, dhe kjo e shtyn fazën e pjekurisë.
Studiuesit e quajnë këtë periudhë nga fundi i adoleshencës deri në fund të të njëzetave “mosha e rritur në formim”, kur njerëzit eksplorojnë identitetin e tyre dhe marrin përgjegjësi gradualisht./ORA


