Vera “troket”! Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja sa do arrijnë temperaturat

Moti në Shqipëri do të dominohet nga kthjellimet dhe temperaturat e larta gjatë ditës së nesërme, ndërsa në disa zona priten edhe vranësira kalimtare dhe reshje lokale.
Sipas metereologes për ditën e premte, paraditja pritet me kthjellime dhe vranësira të përkohshme, ndërsa gjatë pasdites parashikohet zhvillim vranësirash dhe rrebeshe lokale shiu, më të theksuara në zonat jugore dhe juglindore të vendit.
Temperaturat do të shënojnë rritje, duke u luhatur nga 10°C deri në 31°C.
Ndërkohë, në Europë moti i paqëndrueshëm do të përfshijë Ishujt Britanikë, zonën e Alpeve dhe brigjet e Turqisë, ku priten reshje shiu dhe stuhi, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit do të mbetet me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.


