Dhunë në derbin e të rinjve të kryeqytetit, fusha shndërrohet në arenë përleshjesh

Sport

Dhunë në derbin e të rinjve të kryeqytetit, fusha

Rikthehen skenat e dhunës në futbollin shqiptar. Derbi mes Partizani U18 dhe Tirana U18, që u zhvilluar mbrëmjen e djeshme te 'Arena e Demave', përfundoi me tensione të forta dhe përleshje masive pas vërshëllimës së fundit.

Bardheblutë arritën të fitojnë minimalisht falë një goli të shënuar në shtesën e pjesës së parë, duke marrë një triumf të rëndësishëm në fushën e rivalëve të qytetit.

Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes situata doli jashtë kontrollit. Një nga lojtarët e Tiranës improvizoi një flamur me fanellën e tij dhe tentoi ta vendoste në qendër të fushës, duke përsëritur një gjest të parë më herët edhe në derbin e Superiores.

Ky veprim shkaktoi reagimin e menjëhershëm të lojtarëve të Partizanit ndërsa fusha u kthye në një arenë dhune me përplasje fizike mes lojtarëve dhe personave të tjerë të pranishëm.

Sipas raportimeve, as ndërhyrja e forcave të rendit dhe e ekipit “Shqiponja” nuk arriti të ndalte menjëherë konfliktin, i cili vijoi për disa minuta.

Një numër i madh personash hynë në fushë dhe u përfshinë në përleshje, në një episod që konsiderohet turpërues dhe alarmues, sidomos pasi ndodhi në futbollin e moshave. Tashmë pritet reagimi i Komisionit të Disiplinës për masat ndaj përgjegjësve.

Dhunë në derbin e të rinjve të kryeqytetit, fushaDhunë në derbin e të rinjve të kryeqytetit, fusha

ME TE LEXUARAT