Berisha sulmoi Gonzato-n, ambasadorët e BE: Janë të papranueshme, besim të plotë në profesionalizmin e tij

Politikë

Berisha sulmoi Gonzato-n, ambasadorët e BE: Janë të papranueshme,

Diplomatët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë reaguar pas deklaratave të kreut të opozitës Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Deklarata është shpërndarë nga dekani i trupit diplomatik të vendeve anëtare të BE-së, ambasadori i Qipros në Athinë, Stavros Avgoustides, i cili mbulon edhe Shqipërinë.

“Në Ditën e Europës ne qëndrojmë në mbështetje të ambasadorit të BE-së dhe skuadrës së tij dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin e tij ndaj shërbimit”, thuhet në deklaratë.

Reagimi është publikuar në rrjetin social X nga ambasadori Avgoustides dhe më pas është shpërndarë edhe nga ambasada gjermane në Tiranë, në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Ky reagim vjen pasi Sali Berisha sulmoi sërish ambasadorin Silvio Gonzato.

Berisha sulmoi Gonzato-n, ambasadorët e BE: Janë të papranueshme,

Një ditë më parë, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka sulmuar sërish kryediplomatin e BE në Tiranë, sulm që e ka kthyer në një “ves politik”.

Sa i përket ambasadorit aktual, unë e kam shprehur: ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës, pasi ky zotëri, në mënyrë të pretenduar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur ne nuk jemi për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera",- theksoi Berisha.

ME TE LEXUARAT