Fitoi 8-0, por Flamengo shkarkon në mënyrë të papritur trajnerin

Sport

Fitoi 8-0, por Flamengo shkarkon në mënyrë të papritur

Flamengo ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Filipe Luís, vetëm pak orë pas fitores së thellë 8-0 ndaj Madureira-s.

Triumfi i thellë, që siguroi kualifikimin në finalen e Kampionatit Carioca, nuk mjaftoi për të ndryshuar vendimin e drejtuesve të klubit, të cilët kishin përcaktuar më herët largimin e teknikut brazilian.

Sipas burimeve pranë klubit, shkak për këtë lëvizje drastike është bërë nisja më e dobët e sezonit në dekadën e fundit. Flamengo humbi dy finale radhazi, fillimisht Superkupën e Brazilit ndaj Corinthians, e më pas Recopa Sudamericana përballë Lanús.

Këto rezultate tensionuan raportet mes stafit teknik dhe bordit drejtues, duke çuar në ndarjen përfundimtare.

Filipe Luís ishte emëruar në krye të skuadrës në shtator 2024 dhe pati një nisje premtuese. Në 99 ndeshje si trajner i Flamengo-s, ai arriti të fitojë gjashtë trofe, mes të cilëve edhe Copa Libertadores, duke lënë pas një bilanc të konsiderueshëm suksesi.

ME TE LEXUARAT