Pasi u largua nga lufta e Iranit, Jasir Asani 'rikthehet' tek Partizani! Shfaqet përkrah trajnerit kampion…

Sulmuesi i Kombëtares Jasir Asani, është rikthyer përkohësisht te skuadra e Partizanit, duke kryer seancat stërvitore me “Demat e Kuq”, pas largimit nga Irani për shkak të luftës dhe pasigurisë.
Asani është në kontratë me klubin iranian të Esteghlal FC, por këtë ta fundit i kanë dhënë lejen për të vijuar programin stërvitore në një shtet të sigurtë dhe 30-vjeçari ka zgjedhur Shqiperinë, saktësisht ekipin e Partizanit, aty ku u rrit dhe mori më tepër emër si lojtar.
Në një “story” të fundit në “Instagram”, ish-trajneri i Partizanit Skëder Gega ka postuar foto përkrah Asanit, me ngjyrat kuqezi, identifikuese të Kombëtares. Gega dhe sulmuesi në fjalë, kanë punuar sëbashku te Partizani, duke fituar titullin kampion në sezonin 2018-2019.


