Skandal në Maqedoninë e Veriut! Policët përplasen me klubin shqiptar, tifozët e Vardarit kor me thirrje raciste

Sport

Skandal në Maqedoninë e Veriut! Policët përplasen me klubin

Vardari mposhti Bashkimin me rezultatin 1-0 në Maqedoninë e Veriut, ku ndeshja u vendos falë një goli në pjesën e parë, megjithatë rezultati kaloi në plan të dytë.

Thirrjet raciste ndaj klubit shqiptar dhe përplasja me policinë maqedonase pas ndeshjes, morën vëmendjen kryesore. Po luheshin minutat e fundit, kur gjyqtari u detyrua të ndërpresë ndeshjen. Shkak për këtë u bënë ofendimet në kor ndaj shqiptarëve nga tifozët e Vardarit.

Turpi vazhdoi edhe pas ndeshjes, kur pati përplasje mes Policisë dhe stafit të Bashkimit. Vardari synon rikthimin te titulli kampion, ndërsa aktualisht kryeson me 9 pikë më tepër se Struga dhe Shkëndija./Shqip

ME TE LEXUARAT