Zyrtarizohet marrëveshja, Juventus rinovon me mbrojtësin

Sport

 

Zyrtarizohet marrëveshja, Juventus rinovon me mbrojtësin

Juventusi ka njoftuar zyrtarisht se qendërmbrojtësi Daniele Rugani ka nënshkruar një kontratë të re me klubin torinez. Rugani do të jetë pjesë e kësaj skuadre, deri në verën e vitit 2028.

Rugani, i cili e kaloi sezonin 2024-25 në huazim me Ajaxin, u rikthye në Torino gjatë verës.

Ai kaloi pesë ndeshjet e para të Serie A të sezonit në stol, por që vlen të theksohet se ka qenë titullar në sfidat e fundit, për shkak të dëmtimit të Gleison Bremer.

Kontrata e lojtarit skadonite në fund të sezonit aktual, por që tani, pas rinovimit, nuk ka rrezik që 31-vjeçari të largohet falas në qershor.

ME TE LEXUARAT