Sulmi kibernetik, "Posta Shqiptare" bie në duart e hakerave

Teknologji

Sulmi kibernetik, "Posta Shqiptare" bie në duart e hakerave

Grupi i hakerave “Homeland Justice” pretendon se ka goditur edhe Postën Shqiptare, duke thelluar shqetësimet për sigurinë kibernetike në vend.

Sipas një mesazhi të publikuar në Telegram, grupi deklaron se ka marrë në kontroll faqen dhe të dhënat e institucionit.

Faqja zyrtare e Postës Shqiptare rezulton jashtë funksionit, ndërsa rrezikohen një sërë shërbimesh për qytetarët.

Përmes Postës Shqiptare kryhen pagesa të rëndësishme, si gjobat e makinave dhe faturat e shërbimeve. Po ashtu hakerët pretendojnë se kanë marrë të gjitha të dhënat. 

Në mesazhin e tyre, hakerët shprehen: “Posta Shqiptare u sulmua nga Patriotët e Homeland Justice për shkak të bashkëpunimit të saj të vazhdueshëm me muxhahedinët dhe lehtësimit të veprimtarive të tyre.”

Ata shkojnë më tej me akuza të forta ndaj institucionit: “Zyrtarët e korruptuar të Postës Shqiptare janë kthyer në shërbëtorë të terroristëve të Kampit Ashraf 3 dhe nuk kanë më asnjë pavarësi në veprimet e tyre.”

Grupi paralajmëron gjithashtu përshkallëzim të sulmeve. “Veprimet tona të ardhshme do të jenë më të forta, më goditëse dhe më të kushtueshme. Ne kemi në dorë faqen dhe të dhënat e Postës Shqiptare dhe nuk do t’ju lëmë”, thuhet në mesazh.

Sulmi ndaj Posta Shqiptare vjen vetem pak kohe pas hakerimit te faqes se Kuvendit te Shqiperise ku ne fakt nuk dihet sa i thelle ka qene aksesi i hakerave.

ME TE LEXUARAT