Abuzim me fondet në Postën e Durrësit: Ndalohen drejtoresha, shefja e financës dhe arkëtarja

Aktualitet

Abuzim me fondet në Postën e Durrësit: Ndalohen drejtoresha,

Tre punonjëse të Postës Shqiptare në Durrës janë ndaluar nga autoritetet pas një kallëzimi penal të bërë nga institucioni përkatës, nën dyshimin për shkelje detyre dhe abuzim me vlera monetare.

Bëhet fjalë për drejtoreshën e filialit të Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, shefen e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtaren Paola Dana.

Pas kallëzimit penal, prokurori G. Frëngu ka nisur menjëherë veprimet procedurale dhe ka kërkuar mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për verifikimin e rastit.

Tre punonjëset janë përballur me akuzat e ngritura nga Posta Shqiptare për shkelje të detyrës dhe dyshime për abuzime financiare.

Prokuroria ka vendosur ndalimin e tyre, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

 

ME TE LEXUARAT