Mori “gjakun” e të atit 4 vite më parë, përfiton nga amnistia Florian Pervathi! Si e kreu krimin kur ishte vetëm 17 vjeç
Lajmifundit
/
15 Korrik 2026, 10:47
Aktualitet

Nga amnistia penale ka përfituar ditën e sotme, duke u liruar nga burgu, edhe Florian Pervathi, autori i vrasjes së Lek Lekgjonaj për gjakmarrje.
21-vjeçari ishte dënuar me 8 vite burg pasi vrau Lek Lekgjonajn më 24 janar 2022 kur ishte vetëm 17 vjeç. I riu nga Lezha “mori gjakun” e babit të tij, Gjonit i cili u vra në vitin 2009 nga Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lekës. Tragjedia do të thellohej dhe më shumë pasi atë ditë, nëna e Florit piu fotoksinë duke i dhënë fund jetës. Djaloshi mbeti jetim që në moshën 4-vjeçare dhe u rrit me idenë për të çuar nderin në vend dhe për t’i marrë gjakun babait.


