Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit vendos për Mario Perlleshaj! Ja dënimi për të miturin

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Mario Perlleshaj, i akuzuar për vrasjen e të miturit, Martin Cani. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se gjykata la në fuqi vendimin e shkallës së parë me 16 vite burg.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 18 nëntor të viti 2024. Gjatë një konflikti fizik, Përlleshaj goditi me mjet prerës 14-vjeçarin në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Në dhjetor 2025, ai u shpall fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit dhe “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj një të mituri tjetër, i cili mbeti i plagosur.


