Surprizë në PD, dalin emrat në garë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm
Lajmifundit
/
15 Korrik 2026, 17:06
Politikë

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, do të mblidhet sot në orën 18:00, ku në rend dite është zgjedhja e ekipit në ndihmë të kryetarit të partisë.
Në garën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së do të jenë Flamur Noka dhe Saimir Korreshi.
Për postet e nënkryetarëve të PD-së do të ketë dy gara.
Për një nga pozicionet do të përballen Luciano Boçi dhe Belind Këlliçi, ndërsa në garën tjetër do të jenë Erisa Bajazhi dhe Nikola Kedhi.


