Krim në familje në Fushë-Krujë / Vret me çifte kunatin, autori telefonon policinë: “Ejani, se e vrava”(EMRAT)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fushë-Krujë, ku një person ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij, Artur.Çangu 48 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që Çangu kishte pasur me 33-vjeçarin Eduart Ahmataj. Ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri dhe e ka lënë të vdekur.
Po ashtu raportohet se kufoma e Artur Çangut është gjetur në fshatin Verjon në Nikël të Fushë-Krujës. Viktima është gjetur i kthyer përmbys dhe me goditje plumbash në trup.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.
Krujë / Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. C.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. A.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.


