“A kalon kamioni në Kalabri të m’i marrësh 600 mijë euro?” Zbardhet dosja e Aurel Hoxhës: Investoi paratë në exchange

Aktualitet

“A kalon kamioni në Kalabri të m’i marrësh 600

Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë detaje të reja nga dosja hetimore e Aurel Hoxhës, i shpallur në kërkim nga SPAK si urdhërues i rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së trupit të Klevis Lleshit.

Vrasja rezulton të jetë kryer në shenjë hakmarrjeje për vrasjen dhe më pas djegien e vëllait të tij, Agim Hoxha, në Britaninë e Madhe.

Pas kësaj ngjarjeje, teksa autori i krimit Arben Lleshi u arrestua, u vranë dy xhaxhallarët e tij, si dhe u zhdukën dy kushërinjtë, mes tyre edhe Klevisi, eshtrat e të cilit u zbuluan rastësisht dhe jo si rezultat i një hetimi të thellë penal.

Në sagën e gjatë të hakmarrjes, brenda në burg u ekzekutua edhe Arben Lleshi.

Pjesë nga dokumentari
Ndër vite, krimi i organizuar sillte miliona euro përmes kufijve tokësorë, të fshehura në çanta apo automjete të ndryshme.

Paratë e kokainës investoheshin në kulla të larta në Tiranë, apartamente luksoze, vila në bregdet apo resorte vezulluese.

Në pamje të parë, ekonomia dukej sikur rritej me ritme të shpejta.

Sot, mënyrat e pastrimit të parave nga organizatat kriminale janë sofistikuar ndjeshëm.

Valixhet me euro nuk “shpërthejnë” më kufijtë dhe po rrallohen çdo ditë e më shumë rastet kur milionat transferohen me shoferë të besuar.

Paratë sot po investohen në kriptomonedha.

Ndërsa nuk mungojnë rastet kur milionat janë ngurtësuar në lingota ari.

Ky është Aurel Hoxha, alias Aurelinjo Kolaveri, i shpallur në kërkim nga SPAK si urdhërues i rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së trupit të Klevis Lleshit.

Eshtrat e të riut u zbuluan krejt rastësisht në një fshat të Kurbinit, nga ku pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC u zbuluan të dhëna se urdhri ishte dhënë nga Aurelinjo Kolaveri.

Vrasja rezulton të jetë kryer në shenjë hakmarrjeje për vrasjen dhe më pas djegien e vëllait të tij, Agim Hoxha, në Britaninë e Madhe.

Pas kësaj ngjarjeje, teksa autori i krimit Arben Lleshi u arrestua, u vranë dy xhaxhallarët e tij, si dhe u zhdukën dy kushërinjtë, mes tyre edhe Klevisi.

Në sagën e gjatë të hakmarrjes, brenda në burg u ekzekutua edhe Arben Lleshi.

Teksa përgatitej për hakmarrje, duke ekzekutuar një nga një djemtë e familjes Lleshi, Aurelinjo Kolaveri ishte shndërruar në një lojtar kryesor në trafikun e kokainës.

Dosja hetimore
Rezulton se në komunikimet në Sky ECC të Aurelinjo Kolaverit përftohen të dhëna se ky shtetas është i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe drejt Shqipërisë.

Nga ky aktivitet i paligjshëm dyshohet se janë krijuar të ardhura monetare, të cilat kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme.

Me paratë e drogës, ai dyshohet se financoi jo vetëm vrasjet e pjesëtarëve të së njëjtës familje, por arriti të krijonte edhe një skemë të mirëorganizuar të pastrimit të parave, duke ndërtuar një perandori biznesi pa rënë në sy.

“Monopol” ishte lokali në pronësi të tij, ku kalonin natën vajza të showbiz-it, njerëz biznesi, por jo rrallëherë edhe zyrtarë policie./Ballkan

ME TE LEXUARAT