Aksident i rëndë në Kombinat, një person humb jetën pasi u përplas nga një makinë
Lajmifundit
/
24 Prill 2026, 11:23
Aktualitet

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të premte në zonën e Kombinatit në kryeqytet, ku një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është goditur nga një makinë në rrethana ende të paqarta, ndërsa si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare mbi identitetin e viktimës.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


