Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Apelit, rikthehet për shqyrtim çështja e Ilir Metës
Lajmifundit
/
23 Prill 2026, 15:31
Politikë
Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke rikthyer për rishqyrtim çështjen e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës.
Më herët, Apeli kishte rrëzuar kërkesën e Metës për zëvendësimin e masës “arrest me burg”. Sipas vendimit të fundit, çështja do të shqyrtohet sërish nga i njëjti trup gjykues.
Procedimi lidhet me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, të bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.


