Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjes, Kuvendi mban një minutë heshtje, opozita mungon

Politikë

Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjes, Kuvendi mban një minutë heshtje,

Në fund të seancës plenare të Kuvendit është mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Pas fjalimit të lexuar nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deputetët e pranishëm kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të figurës së njohur të letërsisë dhe mendimit shqiptar.

Në këtë moment nuk ishte e pranishme opozita në sallë, pasi më herët deputetët e saj braktisën seancën pas vendimit për përjashtimin e deputetit të Luçiano Boçi.

ME TE LEXUARAT