“Dua të vdes"/ Humbja e djalit e shtyn drejt vendimit ekstrem, historia e një nëne që po trondit Britaninë

Bota

“Dua të vdes"/ Humbja e djalit e shtyn drejt vendimit ekstrem,

Një nënë në Britani vendos t’i japë fund jetës në klinikë eutanazie në Zvicër pas humbjes së fëmijës

Një grua britanike, Wendy Duffy, ka deklaruar se do t’i japë fund jetës së saj në një klinikë të eutanazisë së asistuar në Zvicra, pas humbjes së djalit të saj të vetëm në një aksident tragjik.

Ajo shprehet se prej më shumë se një viti përballet me një dhimbje të pandërprerë dhe ndjesinë e boshllëkut të plotë, duke e përshkruar jetën e saj të përditshme si pa kuptim. “Dua të vdes dhe kjo është zgjedhja ime”, ka deklaruar ajo, duke theksuar se vendimi është marrë me ndërgjegje të plotë.

Sipas raportimeve, kërkesa e saj është shqyrtuar nga klinika “Pegasos”, ku një komitet mjekësor me psikiatër ka vlerësuar historikun e saj shëndetësor. Ajo nuk vuan nga një sëmundje fizike apo çrregullim mendor të diagnostikuar.

Duffy ka njoftuar familjarët për vendimin e saj, ndërsa nuk është bërë publik momenti i saktë i udhëtimit drejt Zvicrës. Klinika ku ajo do të kryejë procedurën është një organizatë jofitimprurëse që ofron shërbime të asistuara për raste të veçanta, sipas ligjit zviceran.

ME TE LEXUARAT