Aksident i rëndë në Pogradec, shoferja përplas këmbësorin e moshuar
Lajmifundit
/
1 Maj 2026, 14:59
Aktualitet

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Udenisht të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake, një drejtuese automjeti ka përplasur një këmbësor të moshuar, rreth 80 vjeç.
I moshuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


