BE është bekim për ne”, Rama: Unioni ndryshoi qasjen për zgjerimin pas agresionit Rus në Ukrainë

Metoda e zgjerimit e Bashkimit Europian për Kryeministrin Edi Rama është e ngadaltë.
Në një intervistë për ish-ambasadorin italian në Tiranë Fabrizio Buçi postuar nga agjencia italiane ANSA, shefi i qeverise theksoi se agresioni Rus në Ukrainë, ndryshoi qasjen e Brukselit.
“BE-ja është një bekim për ne; roli i saj është shumë i dobishëm për ndërtimin e institucioneve dhe ajo di si ta bëjë këtë. Është procesi më neurotik i mundshëm, por funksionon. Falë kësaj, ne kemi ndryshuar. “Më parë, ata thanë fjalët e duhura, por veprimet nuk pasuan. Kur erdhi pushtimi, ata kuptuan se të gjitha palët jashtë bllokut mund të humbnin”,tha Rama.
Megjithatë, për Ramën, Tirana zyrtare vijon punën për t’u bërë pjesë e unionit.
“Ne duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Dhe ne do të ecim përpara sepse kështu përmirësohemi”, u shpreh kryeministri.
Me humor, kreu i qeverisë gjithashtu theksoi se Shqipëria nuk mund të krahasohet me vende të tjera.
“Lajmi i mirë është se nuk do të bëhemi kurrë një Gjermani, sepse nuk jemi të aftë për të. Por një ‘Itali e vogël’?”, tha Rama.
Gjatë intervistës, Kryeministri Edi Rama riktheksoi objektivin për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian brenda vitit 2030.


