Delegacioni amerikan mbërrin në Vlorë, do vizitojë zonat ku përfliten se do investojë Ivanka Trump

Një grup i huaj, i përshkruar si “delegacion amerikan”, ka mbërritur në zonën e Hidrovorit në Akërni të Vlorës, duke tërhequr vëmendje për lëvizjet e tyre në zonë.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një grup arkitektësh, që dyshohet se janë pjesë e Ambasadës Amerikane.
Ata kanë mbërritur në Shqipëri në orët e para të mëngjesit në aeroportin e Rinasit dhe më pas janë nisur drejt Vlorës.
Mësohet se vizita e tyre lidhet me një inspektim në terren dhe pritet që më pas të shkojnë edhe në zonën e Portonovës, ku përfliten projekte të mundshme investimesh të lidhura me sipërmarrës të huaj, përfshirë emra të njohur ndërkombëtarë.


