Dhunoi dhe kanosi me thikë të moshuarin gjatë tentativës për vjedhje, arrestohet 53-vjeçari në Fier

Aktualitet

Dhunoi dhe kanosi me thikë të moshuarin gjatë tentativës

Policia ka arrestuar një 53-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për një ngjarje të ndodhur më 18.04.2026 në fshatin Pishë Poro, në Fier.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se në orët e para të mëngjesit është futur i maskuar në banesën e një të moshuari, të cilin e ka dhunuar dhe kanosur me thikë me qëllim për t’i marrë një shumë parash.

Pavarësisht dhunës dhe kërcënimit, autori është larguar pa arritur të vjedhë.

Pas veprimeve hetimore dhe kërkimeve, policia bëri të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT