Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, përplasen dy makina, 5 të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, përplasen dy

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Maqellare në afërsi të urës së Drinit të Zi në Gjoricë.

Dy makina janë përplasur dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Dy prej të plagosurve janë nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, ndërsa tre të tjerë po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Peshkopisë.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes.

Banorët e zonës thonë se kjo nuk është hera e parë që në këtë segment të rrugës ndodhin aksidente, disa prej të cilave edhe me pasoja në jetë njerëzish.

ME TE LEXUARAT