Zgjedhjet e pjesshme lokale/ KQZ regjistron 4 kandidatë për Vlorën dhe Beratin. Refuzohet kandidimi i ish-këshilltarit të PD

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ KQZ regjistron 4 kandidatë për

Në seancën e kësaj të diele të KQZ-së, janë miratuar kandidimet për Bashkitë Vlorë dhe Berat.

Sipas asaj që ka shpërndarë kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, janë kofirmuar dy kandidaturat e PS-së, Brunilda Mersini (Vlorë) dhe Ervin Ceca (Berat), dhe dy nga zgjedhësit, Dionis Sota (Vlorë) dhe Pavlo Shkarpa (Berat).

Ndërkohë, kërkesa e ish-këshilltarit të PD, Gjergji Nika, si kandidat i pavarur në Vlorë, është refuzuar.


Njoftimi i Celibashit:

Në seancën e sotme publike vendosëm regjistrimin si kandidatë për kryetar të bashkie, për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025:

Bashkia Vlorë, zj. Brunilda Mersini, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”
Bashkia Vlorë, z. Dionis Sota, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit;
Bashkia Berat, z. Ervin Ceca, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;


Bashkia Berat, z. Pavlo Shkarpa, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit.
Vendosëm mosregjistrimin e z. Gjergji Nikë Nika, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit për Bashkinë Vlorë, pasi nga shqyrtimi i dokumetacionit të depozituar rezulton se mungon regjistrimi i Komitetit Nismëtar, që do të përgatiste punën për regjistrimin e kandidat për kryetar të bashkisë Vlorë.

U verifikuan kushtet e kandidimit për kandidatët për kryetar në:

* Bashkinë Cërrik, z. Florenc Doka, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

* Bashkinë Cërrik, z. Eligert Hima, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Lëvizja Shqipëria Bëhet”;

* Bashkinë Cërrik, z. Amarildo Hoxha, kandidat i propozuar nga zgjedhësit

* Bashkinë Mat, z. Altin Bojni, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

* Bashkinë Mat, z. Eduart Brahilika dhe zj. Suzana Tahir Pasha, kandidatë të propozuar nga zgjedhësit;

* Bashkinë Tepelenë, z. Gramos Sako, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

* Bashkinë Tepelenë z. Gabriel Guma, kandidat i propozuar nga zgjedhësit.

Në bazë të të dhënave të deklaruara në formularët e vetëdeklarimit dhe informacionit të ardhur nga DPB, nuk përbëjnë kusht për mosregjistrimin e kandidatëve ndaj KZAZ-të duhet të vazhdojnë procedurat për regjistrimin e kandidatëve.

Gjithashtu, u hodh shorti dhe u miratuan rezultatet e tij për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për kryetar bashkie në fletën e votimit, për zgjedhjet e pjesshme, të datës 9 nëntor 2025.

U miratua përmbajtja e fletës së votimit. Renditja në fletën e votimit për subjektet zgjedhore do të jetë si më poshtë vijon:

Bashkia Vlorë
Brunilda Flamur Mersini
2.Dionis Anesti Sota

Bashkia Cërrik
Eligert Qani Hima
2.Amarildo Sherif Hoxha

3.Florenc Spiro Doka

III. Bashkia Mat

1.Altin Ramazan Bojni

2.Eduart Shaqir Brahilika

3.Suzana Tahir Pasha

Bashkia Tepelenë
1.Gabriel Altin Guma

2.Gramos Sadik Sako

Bashkia Berat
1.Ervin Llazar Ceca

2.Pavlo Koli Shkarpa

U caktua koha e transmetimit në radiotelevizionin publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025.

Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi prej:

– 50 (pesëdhjetë) minuta në Televizionin Publik dhe 30 (tridhjetë) minuta në Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

– 25 (njëzet e pesë) minuta në Televizionin Publik dhe 15 (pesëmbëdhjetë) minuta në Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të Lëvizja Shqipëria Bëhet;

– 5 (pesë) minutash në televizionin publik dhe 5 (pesë) minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për secilin prej kandidatëve për kryetar bashkie të propozuar nga zgjedhësit.

U caktuan partitë politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave.  Partia Socialiste e Shqipërisë ka të drejtën e propozimit për 2 anëtarë të GNV,  Partia Demokratike ka të drejtën e propozimit për 1 anëtar të GNV dhe Partia e Lirisë ka të drejtën e propozimit për 1 anëtar të GNV.

Ndër të tjera, u caktuan vendeve të numërimit të votive dhe u dha autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së dy qendrave të votimit, për zgjedhjet e pjesshme të datës 9 nëntor 2025.

 

 

 

ME TE LEXUARAT