“Më tradhëtuan”, Anxhela Peristeri i jep fund lidhjes së gjatë? Deklarata e këngëtares që ngriti dyshime

Showbiz

“Më tradhëtuan”, Anxhela Peristeri i jep fund lidhjes

Ajo është padyshim ndër emrat më të dashur në muzikën tonë, ku në gjithë këto vite karrierë ka ditur sesi të mbajë të afeksionuar publikun. Gjithnjë shumë e drejtpërdrejtë kur pyetet në intervistat që jep, Anxhela Peristeri nuk ngurron të tregohet e sinqertë.

Ndaj edhe në daljen e saj të fundit duhet thënë ka ngritur disa pikëpyetje të mëdha. Anxhela, e pyetur për martesën dhe dashurinë, tregoi se shumë veta duan të dinë për jetën e saj personale, ndërsa tha se edhe është tradhtuar, jo vetëm në raport bashkëshortor, por edhe nga shoqëria.

“Dikur i përjetoja disi keq kur më pyesin për martesën, por tani nuk i përjetoj fare. Shumë shqiptarë e bëjnë këtë pyetje edhe nga dashuria, jo nga dashakeqësia. Ashtu si të bëjnë përshtypje gjërat kur je 20 apo 25 vjeçe, nuk të bëjnë kur je 40”, – tha këngëtarja.

“Më tradhëtuan”, Anxhela Peristeri i jep fund lidhjes

Ajo gjithashtu foli edhe për raportin e saj me dashurinë dhe shoqërinë, ku tregoi hapur se ishte tradhtuar nga të dyja palët.

“Më kanë tradhtuar. Mendojë që tradhtia vjen kur nuk je e lumtur. Ka edhe tradhti shoqërore. Shoqëria më ka tradhtuar shumë. Nuk më kanë bërë ndonjë gjëmë të madhe. Me të gjithë artistët flas. Nuk i kam prishur ndonjëherë marrëdhëniet. Edhe kur e kuptoj ‘pucin’ që po më bëhet, nuk i jap shumë rëndësi”, – u shpreh ajo.

 

E pyetur për dashurinë e vërtetë, Anxhela tregoi se akoma nuk e kishte gjetur atë. “Akoma nuk e kam veshur fustanin e bardhë”, – tha këngëtarja.

Por kjo deklaratë ka ngritur dyshime se lidhja e gjatë e dashurisë që këngëtarja ka pasur tashmë është mbyllur. Vetëm vitin e shkuar, ajo pranoi për herë të parë se është në një lidhje të gjatë dhe të konsoliduar dashurie, duke preferuar që të mbajë diskret identitetin e tij.

“Më tradhëtuan”, Anxhela Peristeri i jep fund lidhjes

Madje në një intervistë dhënë për “Panorama”, artistja shprehej se gjithçka po shkonte mirë mes saj dhe të dashurit. “Nuk mbahem si njeri xheloz, këtë e kam në shoqëri, por edhe në dashuri. Nuk dua ta kem tjetrin pronë dhe t’i kushtëzoj jetën, por mendoj se është shumë e rëndësishme edhe përzgjedhja e partnerit, sepse ka partnerë që shkojnë mirë me njëritjetrin, por ka edhe partnerë që nuk përshtaten me njëri-tjetrin dhe historia shkon keq, arrijnë në problematika të tjera.

“Më tradhëtuan”, Anxhela Peristeri i jep fund lidhjes

Mendoj se përzgjedhja është shumë e rëndësishme, duke qenë se artisti ka një jetë shumë ndryshe nga të tjerët. Artisti ka një jetë më aktive, më pak të përballueshme nga mentaliteti shqiptar, kështu që përzgjedhja e partnerin për ne është shumë e rëndësishme, por edhe e vështirë. Ndaj edhe mendoj se është fat i madh kur partneri të kupton”, – shprehej Anxhela.

Por në daljen e saj të fundit, ajo rrëfeu se nuk e kishte gjetur ende dashurinë, duke lënë të kuptohet që ndoshta ky raport kaq i rëndësishëm për të ishte mbyllur, ashtu edhe si u nis, pa shumë bujë.

“Më tradhëtuan”, Anxhela Peristeri i jep fund lidhjes

ME TE LEXUARAT